Ndërlidhjet

Policia franceze fillon aksionin për mbylljen e kampit në Kale

  • RFE /RL

Kapmi i refugjatëve në Kale

Kapmi i refugjatëve në Kale

Autoritetet në Francë kanë filluar pastrimin e kampit të refugjatëve në qytetin Kale. Më shumë se 1.200 policë kanë filluar të hënën largimin e më shumë se 6500 migrantëve nga kampi i papastër.

Policia po i shoqëron banorët e kampit në një qendër regjistrimi në Kale.

Operacioni që u miratua nga një gjykatë francize javën e kaluar pritet që të zgjas një javë.

Planet për largimin e banorëve të kampit -migrantë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore, që janë vendosur në Kale me shpreson e kalimit në Mbretërinë e Bashkuar – parashikojnë vendosjen e tyre në qendrat e refugjatëve gjithandej Francës u mund të aplikojnë për azil. (REL)

XS
SM
MD
LG