Ndërlidhjet

Radiçova: Sllovakia do ta njoh Kosovën nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh


Iveta Radiçova, ishte kryeministrja e parë femër në Sllovaki prej vitit 2010 deri më 2012

Iveta Radiçova, ishte kryeministrja e parë femër në Sllovaki prej vitit 2010 deri më 2012

Ish kryeminstrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, i tha Radios Evropa e Lirë se njohja e pavarësisë së Kosovës, nga vendi i saj, varet nga përfundimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të presim përfundimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse arrijnë një marrëveshje – Sllovakia do ta pranojë atë”, tha Radiçova në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, përfshirë edhe varfërinë e madhe, para së gjithash në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Duhet të ndihmojmë në rimëkëmbjen dhe ndërtimin e infrastrukturës ekonomike. Në të kundërtën, qytetarët e këtyre vendeve do të jenë çdo ditë e më të pakënaqur”, tha Radiçova.

Ajo gjithashtu tha se “entuziazmi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit me BE-në po bie për shkak se nuk shohin një përmirësim të prekshëm në jetën e përdtishme”.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur prej vitit 2008.

XS
SM
MD
LG