Ndërlidhjet

Pensionisti japonez hedh vetën në erë, lëndon tre të tjerë


Vendi ku ndodhi shpërthimi, Utsunomiya, Japoni

Vendi ku ndodhi shpërthimi, Utsunomiya, Japoni

Një pensionist 72 vjeçar, dikur ushtar, ka hedhur vetën në erë në një park në qytetin japonez të Utsunomiyas, duke vrarë vetën dhe plagosur tre persona të tjerë.

Transmetuesi publik NHK ka njoftuar se një shpërthim i dytë ndodhi në një parking në afërsi të parkut.

Shtëpia e ushtarit të ndjerë ishte shkatërruar nga zjarri menjëherë pas shpërthimit. Policia gjeti një letër, në të cilën burri kishte treguar se po bënte vetëvrasje, brenda njërës prej veturave të djegura.

Shpërthimi në park la të lënduar dy burra, të moshës 64 dhe 58 vjeçare, të cilët po trajtohen në spital për shkak të plagëve të rënda. Viktima më e re, i plagosur, ishte një djalë 14 vjeçar.

Përderisa rastet e vetëvrasjeve kanë rënë viteve të fundit në Japoni, vendi ende ka shifrat më të larta të vetëvrasjeve në botë. Rreth 30 mijë njerëz në vit kryejnë vetëvrasje për shkak të stresit financiar dhe pensioneve të vogla.

XS
SM
MD
LG