Ndërlidhjet

Rohani: Zgjedhjet amerikane ndërmjet “të keqes dhe më të keqes”


Rohani gjatë fjalimit të tij në Arak, Iran

Presidenti Iranian, Hassan Rohani, tha se ai nuk ka ndonjë preferencë në zgjedhjet e ardhshme amerikane, të cilat i ka përshkruar si një zgjidhje ndërmjet të “keqes dhe më të keqes”.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, do të përballet me rivalin e saj republikan, Donald Trump, në zgjedhjet amerikane që do të mbahen më 8 nëntor.

“Në OKB, lideri i një vendi më pyeti se cilin kandidat e preferoj. Unë u përgjigja: ‘A e parapëlqej të keqin para atij që është më i keq, apo e kundërta?”, ka thënë Rohani, gjatë një fjalimi në Arak, në qendër të Iranit.

Rohani tha se atij i ka lënë përshtypje mënyra se si Clinton dhe Trump e “akuzojnë dhe fyejnë njëri tjetrin”, duke aluduar në debatet televizive presidenciale në SHBA.

Ai shtoi se “morali nuk ekziston” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ky që, sipas Rohanit, “pretendon se ka demokraci që 200 vjet”.

XS
SM
MD
LG