Ndërlidhjet

Maltë: Në rrëzimin e aeroplanit janë vrarë edhe zyrtarët francezë


Pamje pas rrëzimit të aeropnait në Maltë

Pamje pas rrëzimit të aeropnait në Maltë

Tre zyrtarë francezë të mbrojtjes dhe dy kontraktorë janë vrarë kur aeroplani vëzhgues, me të cilin ata udhëtonin, është rrëzuar në Maltë.

Aeroplani i vogël është rrëzuar sot pak kohë pas ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës, me ç’rast janë vrarë të pesë njerëzit në të.

Autoritetet e Maltës thanë se fluturimi ishte pjesë e operacionit francez për gjurmimin e trafikimit ilegal të njerëzve dhe drogës nga Libia.

Libia është pika kryesore e nisjes për dhjetëra mijëra migrantë, që i kanë paguar kontrabandistët për t’i sjellur ata në Evropë me anije.

Ministria e mbrojtjes e Francës po zhvillon hetime për shkaqet e përplasjes së këtij aeroplani.

Qeveria e Maltës ka njoftuar se trupat e pajetë të të vrarëve janë gjetur.

Disa orë pas përplasjes, aeroporti në Maltë është rihapur.

XS
SM
MD
LG