Ndërlidhjet

BE dhe Kanadaja: Marrëveshja tregtare ende e mundshme


Donald Tusk

Donald Tusk

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja thonë se në samitin e së enjtes në Bruksel, mund të nënshkruhet marrëveshja për tregti të lirë, megjithqë Belgjika ka shpallur se në këtë moment nuk e mbështetë këtë marrëveshje.

Sot më herët gjatë ditës, kryeministri i Belgjikës, Charls Michel, i tha presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, se Belgjika mund të mos e miratoj marrëveshjen, për shkak të kundërshtimeve të autoriteteve francezofolëse në këtë vend.

Parashihej që gjatë samitit të nënshkruhej edhe kjo marrëveshje.

“Së bashku me kryeministrin, Justin Trudeau, mendojmë se samiti i së entjes është ende i mundshëm”, ka shkruar sot zoti Tusk në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “i inkurajojmë të gjitha palët të gjejnë zgjidhje, pasi ende ka kohë”.

Nëse të gjitha rajonet e Belgjikës nuk e mbështesin marrëveshjen, Belgjika nuk mund ta miratoj atë, ndërsa Bashkimit Evropan i duhet pajtueshmëria e të gjitha 28 vendeve anëtare.

XS
SM
MD
LG