Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një akademi policore në Kueta të Pakistanit, me ç’rast janë vrarë 61 vetA dhe plagosur më se 100 të tjerë.
Një agjenci e lajmeve e këtij grupi ka njoftuar sot se “luftëtarët e Shtetit Islamik” e kanë kryer këtë sulm gjatë natës.
Prej tre e deri në gjashtë persona të armatosur e kanë sulmuar akademinë në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, gjatë natës derisa kadetët ishin në gjum.
Forcat e sigurisë pakistaneze e kanë vrarë një sulmues, ndërsa dy të tjerë janë vrarë pas aktivizimit të eksplozivit në trupin e tyre.