Ndërlidhjet

Thaçi kërkon nga Beogradi të mos pengoj zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve duhet trajtuar si çështje humanitare dhe ka kërkuar që politika në Serbi që të jetë pjesë e zgjidhjes dhe të mos mbetet edhe më tutje si pengesë.

Këto komente, presidenti Thaçi i ka bërë gjatë takimit që zhvilloi me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj.

Thaçi ritheksoi se mbetet i përkushtuar që sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje te qytetarët.

Nga ana tjetër, Prenk Gjetaj, sipas komunikatës së lëshuar për media, e kainformuar presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre.

XS
SM
MD
LG