Ndërlidhjet

Gjermani: Hetime për ekstremizëm të mundshëm të migrantëve çeçenë


Pamje e migrantëve çeçenë

Pamje e migrantëve çeçenë

Policia në Gjermani ka kryer ndërhyrje në pesë rajone në kuadër të hetimeve për ekstremizmin e dyshuar të azilkërkuesve nga rajoni rus, Çeçenia.

Autoritetet thanë sot se i kanë bastisur 13 strehimore lidhur me dyshime se një person 28 vjeçar, i paidentifikuar, shtetas rus nga Çeçenia, ka synuar të udhëtoj në Siri për tu bashkuar me organizatë terroriste.

Trembëdhjetë individë të tjerë janë, po ashtu, të dyshuar se e financojnë terrorin. Në mesin e të dyshuarve, tri janë femra.

Raportohet se personi i dyshuar, që ka planifikuar udhëtim në Siri, ishte nën hetime prej vitit të kaluar.

Gjermania është nën alarm për terror, prej se janë kryer dy sulme terroriste në këtë vend, në muajin korrik, për të cilat përgjegjësinë e kishte marrë organizata terroriste, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG