Ndërlidhjet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dy kërkesa të Listës Serbe


Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e kosovës i ka shpallur të papranueshme dy kërkesa të Listës Serbe. Fillimisht ka rrëzuar kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies SociaIe. Kurse së dyti, ka rrëzuar edhe kërkesën tjetër të Listës Serbe rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Pas arsyetimit të dhënë për të dyja rastet veç e veç, Gjykata Kushtetuese konfirmon se i deklaron kërkesat të papranueshme.

Të dy këto kërkesa refuzohen, duke i hapur kështu rrugën Presidentit të Kosovës që t’i nënshkruaj ligjet dhe ato të botohen në Gazetën Zyrtare, me çka edhe do të hyjnë në fuqi.

Pritjet janë që Gjykata Kushtetuese të shpallë së shpejti edhe vendimin e parë në lidhje me kërkesat e Listës Serbe mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Trepçën dhe atij për Investime Strategjike.

XS
SM
MD
LG