Ndërlidhjet

Tetë policë afganë vriten në afërsi të kufirit me Pakistanin


Provinca Nangrahar në Afganistan
Provinca Nangrahar në Afganistan

Zyrtarë afganë thonë se të paktën 8 policë janë vrarë në një sulm të militantëve në një bazë në provincën lindore Nangarhar.

Sulmi u krye gjatë natës në rajonin Mohmand Dara, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Najib Danish, zëvendës zëdhëns i ministrisë së brendshme Afgane, tha të marten se në sulm u lënduan edhe katër policë të tjerë.

“Baza policore u kontrollua për një kohë të shkurtër dhe Talibanët morën të gjithë armatimin dhe pajisjet”, tha Ahmad Ali, një anëtar i Këshillit të Provincës nga Nangarhar.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin por Talibanët kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane gjithandej vendit.

Militantët e Shtetit Islamik janë gjithashtu aktiv në Nangrahar, ku kanë marrë pjesë të territorit. (REL)

XS
SM
MD
LG