Ndërlidhjet

Hungaria thërret ambasadorin rus për kritikat ndaj kryengritjes më 1956


Revolta në Hungari më 1956

Revolta në Hungari më 1956

Hungaria e ka thirrur ambasadorin rus pas deklaratave kritike në mediat shtetërore ruse për kryengritjen anti-sovjetike në vitin 1956.

"Do ta bëjmë shumë të qartë se nuk do të tolerojmë asnjeri që të bëjë deklarata denigruese për kryengritjen e vitit 1956 dhe heronjtë e tij”, tha, të martën, ministria e jashtme hungareze.

Televizioni shtetëror rus e ka përshkruar kryengritjen si një “trazirë” gjatë së cilës, sic thuhet, “mijëra ish-nacistë janë liruar nga burgjet”. Televizioni rus gjithashtu sugjeroi se perëndimi e kishte orkestruar kryengritjen.

Hungaria ka shënuar 60 vjetorin e kryengritjes me një ceremoni të madhe shtetërore më 23 Tetor.

Trupat sovjetike brutalisht shtypën kryengritjen anti komuniste në vitin 1956, gjatë se cilës 2.500 hungarezë dhe 700 trupa sovjetike u vranë dhe që nxiti largimin e mbi 200 mijë hungarezëve nga vendi i tyre. (REL)

XS
SM
MD
LG