Ndërlidhjet

logo-print

SHBA sulmon me dron liderin e Al Kaidës në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Një udhëheqës i lartë i Al Kaidës ka qenë në shënjestër të një sulmi të telekomanduar të SHBA-së, në lindje të Afganistanit.

Farouq al-Qahtani, lider i grupit në zonë, besohet se është vrarë të dielën, thanë zyrtarë të ushtrisë amerikane, në kushte anonimiteti.

Sulmi në provincën Kunar nuk është konfirmuar publikisht dhe rezultatet janë ende duke u vlerësuar.

Al-Qahtani, shtetas i Katarit, ka qenë në listën e SHBA-së me terroristët më të kërkuar.

Ai është akuzuar për përfshirje në disa komplote në Evropë dhe në SHBA.

Autoritetet afgane kanë thënë se 15 kryengritës janë vrarë në sulmin e së dielës.

XS
SM
MD
LG