Ndërlidhjet

Fitimet e Samsung-ut bien për 30 përqind


Ilustrim
Ilustrim

Gjiganti jugkorean i teknologjisë Samsung ka parë rënie të fitimeve, pasi ka ndaluar të prodhojë smartfonin Galaxy Note 7.

Fitimet midis korrikut dhe shtatorit kanë rënë për 30 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë ka ndaluar të prodhojë Note 7 pas raporteve se bateritë e tyre kapen në flakë.

Tërheqja nga tregu e Note 7, i cili konkurron me iPhone të kompanisë amerikane Apple, është parë si goditje për reputacionin e kompanisë për cilësi dhe besueshmëri.

Samsung tha se njësia e tij e telefonave mobilë do të fokusohet tani në “zgjerimin e shitjeve të produkteve të reja dhe në rikthimin e besimit të konsumatorëve”.

XS
SM
MD
LG