Ndërlidhjet

Gjermani: Akuzohet një i ri sirian për kërkim të objektivave të sulmit terrorist


Policia në Gjermani
Policia në Gjermani

Një i ri nga Siria është akuzuar në Gjermani për terrorizëm me dyshimin se po kërkonte objektiva të mundshme sulmi për grupin terrorist Shteti Islamik.

Policia në Berlin tha të enjten se 19 vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i njohur për shkak të ligjit lokal mbi privatësinë, u akuzua se i përkiste një organizate terroriste dhe për shkelje të ligjeve mbi transportin e armëve.

Ai u arrestua në mars.

Prokurorët thanë se i riu iu bashkua IS-it në vitin 2013 dhe kishte marrë pjesë në luftimet në Siri.

Ai udhëtoi në Gjermani në vitin 2015 duke u paraqitur gjoja si refugjat sirian.

Zyrtarët thanë se ai po planifikonte që të kryente sulm terrorist. (REL)

XS
SM
MD
LG