Ndërlidhjet

logo-print

Votë në OKB për një marrëveshje të re për ndalimin e armëve bërthamore

  • RFE /RL

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Një Komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka votuar për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re që do të ndalojë armët bërthamore, përkundër kundërshtimeve të forta të fuqive botërore bërthamore.

Rezoluta e sponsorizuar nga Austria, Irlanda, Meksika, Nigeria, Afrika Jugore dhe Brazili u votua me 123 vota për dhe 38 kundër, duke bërë thirrje që negociatat për një marrëveshje të re të fillojnë më muajin mars.

Ajo shpreh shqetësimet për “pasojat katastrofike njerëzore me përdorimin e cilësdo armë bërthamore”.

Katër nga pesë fuqitë bërthamore në Këshillin e Sigurimit – Britania, Franca, Rusia dhe SHBA-ja – votuan kundër rezolutës ndërkohë që Kina abstenoi, siç bënë edhe Pakistani dhe India.

Kundërshtarët argumentuan se çarmatimi bërthamor duhet të adresohet brenda negociatave për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.

Beatrice Fihn, drejtoresha ekzekutive e Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Bërthamore, e përshkroi votimin si një “moment historik” në përpjekjet e disa dekadave për një botë të lirë pa armë bërthamore.

“Kjo marrëveshje nuk do të eleminojë armët bërthamore gjatë natës. Por do të vendos një standard të ri të fuqishëm ndërkombëtar dhe ligjor, duke i stigmatizuar armët bërthamore dhe duke i bindur shtetet që të ndërmarrin veprime urgjente në çarmatim”.

Rezoluta pritet që t’i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme në dhjetor. Vota dominuese në Komitet lë të kuptohet se shumica e anëtarëve të OKB-së do ta mbështes atë. (REL)

XS
SM
MD
LG