Ndërlidhjet

Lavrov takon ministrat e jashtëm të Iranit e Sirisë, në Aleppo vazhdojnë luftimet


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij nga Irani Mohammad Javad Zarif

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij nga Irani Mohammad Javad Zarif

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka qenë mikpritës i bisedimeve në Moskë me homologët e tij nga Siria dhe Irani për të diskutuar situatën e sigurisë në Siri.

Lavrov tha se takimi me ministrin e jashtëm të Sirisë, Walid al-Muallem dhe ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif ishte një përpjekje e “njerëzve të një mendjeje” që të “gjejnë zgjidhje konstruktive” për krizën në Siri.

Ai akuzoi shtetet perëndimore për përpjekje që të “keqinterpretojnë kuptimin e vendimeve të Këshillit të Sigurimit” dhe të “inkurajojnë ekstremistët me mosgatishmërinë e tyre që të ndalin veprimet e tyre kriminale”.

Muallem i kërkoi Lavrovit që t’i përcjellë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, falenderimet e Presidentit të Sirisë Bashar al -Assad për “ndihmën efektive në luftën kundër terrorizmit”.

Në qytetin e rrethuar të Sirisë, në Alepo, forcat kundërqeveritare kanë nisur një ofenzivë për të thyer një rrethim nga trupat qeveritare.

Obseratori sirian i Londrës për të Drejtat e Njeriut, tha se 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur nga një sulm i rebelëve me raketa mbi rajonin e kontrolluar nga qeveria, në perëndim të Aleppos.

XS
SM
MD
LG