Ndërlidhjet

Daçiq: Pjesëmarrja e Hashim Thaçit në bisedime është e rëndësishme

  • RFE /RL

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se “Beogradi nuk do të durojë asnjë lloj ultimatumi dhe as që do të bisedojë për to”. Në një konferencë me gazetarë në qytetin e Jagodinës, Daçiq tha se Beogradi pret vazhdimin e bisedimeve “por nuk pranon të diskutojë për temat që dalin”, siç tha, “jashtë kornizës së neutralitetit ndaj statusit”

Ministri i jashtëm I Serbisë tha se “pjesëmarrja e Thaçit në bisedime është e rëndësishme për faktin se partia e tij është e fuqishme në Kosovë”.

Daçiq u tha gazetarëve, se “Beogradi mendon se është e nevojshme që dialogu të vazhdojë dhe do të jetë përparësi, por askush nuk mund të llogaris se mund të luajë me Serbinë dhe të vë kushte të reja për të cilat paraprakisht dihet se nuk mund të pranohen”.

Nëse mendojnë se temat siç janë kufijtë, dëmshpërblimet e luftës, njohja e pavarësisë, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare janë tema për të cilat duhet të bisedojomë, atëherë ne nuk jemi të pajtimit që ky dialog të vazhdojë. Kjo është diçka për të cilën nuk bisedohet, ne po bëjmë dialog që është neutral ndaj statusit”, tha Daçiq.

Përfundimi I bisedimeve të djeshme telefonike të kryeministrit Aleksandar Vuçiq me Federica Mogherinin, tha Daçiq, është “se nuk ka ultimatum, se Prishtina nuk I ka dorëzuar asgjë BE-së dhe për këtë as nuk mendon”.

"Dua të përsëris qëndrimin tonë se gjithnjë kemi qenë konstruktiv, kur bëhet fjalë për të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë në rajonin tonë. Por nuk do të durojmë asnjë lloj ultimatumi dhe as që do të bisedojmë për to”, tha Daçiq duke porositur se “konstruktivitetin e Beogradit nuk duhet parë si dobësi”.

Ai tha se Beogradi po e pret vazhdimin e dialogut, por fillimisht duhet të zbatohet “ajo që është pajtuar në Bruksel”.

I pyetur nëse Mogherini i ka përcjellë Vuçiqit se kur do të vazhdojë dialogu, Daçiq tha se nuk e di, por nënvizoi se dialogu “në nivelin e grupeve operative po vazhdon”.

"Na duhen rezultate, të zbatohen ato që janë dakorduar, mendojmë para së gjithash në Asociacionin e Komunave Serbe dhe çdo marrëveshje tjetër nga Brukseli”, tha Daçiq.

Në pyetjen nëse është e vërtetë se “dikush nga perëndimi” ka kërkuar që të ndryshohet forma e dialogut dhe në të ardhmen në Bruksel të flasin vetëm kryeministrat, Daçiq tha se kjo “absolutisht nuk është e vërtetë”.

“Nuk flas vetëm nga pala serbe… A mendoni se Musfata është më i rëndësishëm se Thaçi? Këto janë dezinformata të plota. A bëhet fjalë për format, natyrisht se është problem formati sepse Thaçi ndërkohë është bërë president dhe pjesëmarrja e Thaçit është e rëndësishme sepse partia e tij është më e fuqishmja atje”, tha Daçiq. (REL)

XS
SM
MD
LG