Ndërlidhjet

Rebelët në Siri përpiqen të thyejnë rrethimin


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Rebelët në Siri kanë nisur një ofensivë të re, me qëllim thyerjen e rrethimit në qytetin Alepo.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën, tha se rebelët kanë hedhur “qindra” raketa në pjesën perëndimore të qytetit, duke vrarë së paku 15 civilë.

Raportohet se ata kanë sulmuar edhe aeroportin ushtarak Al-Najrab në lindje.

Rreth 275,000 civilë janë të rrethuar nga forcat pro-qeveritare për muaj të tërë.

Siria dhe aleatja e saj Rusia kanë intensifikuar javëve të fundit sulmet në lindje të Alepos, zonë që kontrollohet nga rebelët.

XS
SM
MD
LG