Ndërlidhjet

Mogherini: Në Iran dhe Arabinë Saudite diskuton për krizën në Siri


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot gjendet në Teheran për bisedime me zyrtarët e lartë iranianë lidhur me situatën në Siri. Pas Iranit ajo e viziton edhe Arabinë Saudite.

Mogherini takon presidentin iranian, Hassan Rohani, dhe ministrin e jashtëm, Javad Zarif, në përpjekje për arritjen e kthesës në konfliktin sirian, ku rivalët rajonalë, Irani dhe Arabia Saudite, i mbështesin palët e kundërta.

Sot më vonë, zonja Mogherini udhëton në Rijad, ku takohet me liderët e Arabisë Saudite.

Kjo turne e zonjës Mogherini po bëhet një ditë pasi ministrat e jashtëm të Rusisë, Sirisë dhe Iranit, u takuan në Moskë për të diskutuar për krizën në Siri dhe situatën në qytetin e rrethuar në Alepo, ku Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore.

Rusia dhe Irani e mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG