Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Shkarkohen edhe 10 mijë shërbyes civilë


Pamje e ushtrisë turke pas puçit të dështuar në muajin korrik

Pamje e ushtrisë turke pas puçit të dështuar në muajin korrik

Autoritetet e Turqisë i kanë shkarkuar më se 10 mijë shërbyes civilë, në kuadër të goditjes që po vazhdon, për shkak të përpjekjes së dështuar për puç në muajin korrik.

Mijëra punëtorë të qeverisë, shumica prej ministrive të arsimit, drejtësisë dhe shëndetësisë, janë në mesin e atyre që janë dëbuar në harmoni me dekretin e ri të rregullave emergjente, të publikuar në Gazetën zyrtare, mbrëmë vonë.

Sipas këtij dekreti, janë mbyllur 15 kompani të mediave, që pothuajse të gjitha kanë raportuar nga pjesa juglindore, që kryesisht është e banuar me popullatë kurde.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se besohet se këto media “kanë përhapur propagandë” për Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që në Turqi është jashtëligjore.

Dhjetëra mijëra njerëz janë shkarkuar ose supsenduar nga punët në qeveri, prej puçit të dështuar në muajin korrik, ndërsa më tepër se 32 mijë vetë janë arrestuar lidhur me këtë grushtshtet.

Këto masa të autoriteteve turke kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG