Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit e vazhdojnë ofensivën në Alepon perëndimore


Një tank i forcave kryengritëse duke lëvizur kah pjesa perëndimore e qytetit Alepo gjatë ofensivës së fundit triditëshe
Një tank i forcave kryengritëse duke lëvizur kah pjesa perëndimore e qytetit Alepo gjatë ofensivës së fundit triditëshe

Kryengritësit sirianë po e vazhdojnë presionin në hapësirat e Alepos, që janë nën kontroll të qeverisë, duke përdorë artileri, makina – bomba dhe tanke, për të avancuar në pjesën perëndimore të qytetit.

Ky zhvillim i sotëm u bë në kuadër të ditës së tretë të ofensivës së kryengritësve, që synon shpërthimin e rrethimit të forcave qeveritare të lagjeve të Alepos, që janë nën kontroll të kryengritësve, qartas me plan që trupat qeveritare të dëbohen nga hapësirat e linjës së frontit.

Nga ana tjetër, forcat e qeverisë së Sirisë thonë se sot e kanë lansuar një kundërofensivë me mbështetje të sulmeve ajrore, në përpjekje për ta rimarrë kontrollin në hapësirat që i kanë humbur nga kryengritësit para një dite.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha sot se nga luftimet e fundit triditëshe janë vrarë së paku 41 civilë.

Zyra e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha sot se “ishte i tmerruar dhe i shokuar me numrin e madh të lansimit joproporcional të raketave” në lagjet civile të pjesës së Alepos, nën kontroll të qeverisë.

XS
SM
MD
LG