Ndërlidhjet

Tërmeti në Itali, qytetarët kalojnë natën jashtë


Itali
Itali

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda dhe strehimore të përkohshme, si pasojë e tërmetit që ka goditur zonën.

Tërmeti prej 6.6 shkallësh të Richterit – më i rëndi në Itali në disa dekada – ka ndodhur të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 veta.

Epiqendra e tij është regjistruar pranë qytetit Perugja.

Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.

Në muajin gusht, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz.

XS
SM
MD
LG