Ndërlidhjet

UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Rreth 220 milionë e këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribues në vdekjen e rreth 600,000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo vit”.

UNICEF u bëri thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muajin e ardhshëm për të biseduar për ngrohjen globale, që të kufizojnë përdorimin e lëndëve të caktuara djegëse.

“Asnjë shoqëri nuk mund të përballojë injorimin e ndotjes së ajrit”, tha Lake.

XS
SM
MD
LG