Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në një takim të pleqve fisnorë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë gjashtë njerëz dhe ka plagosur gjashtë të tjerë në një takim të pleqve fisnorë, në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Përgjegjësinë për sulmin, i cili ka ndodhur në qytetin Xhalalabad, nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të Nangarharit, tha se pleqtë ishin mbledhur për të zgjidhur një mosmarrëveshje kur sulmuesi ka hedhur veten në erë.

Mësohet se sulmuesi fillimisht ka hapur zjarr dhe më pas ka shpërthyer eksplozivët.

XS
SM
MD
LG