Ndërlidhjet

Rinisë ofenziva irakiane ndaj IS-it në lindje të Mosulit


Trupat irakiane pas marrjes nën kontroll të qytetit Al Shura, në jug të Mosulit

Trupat irakiane kanë rinisur një ofenzivë në frontin lindor të Mosulit si pjesë e një operacioni për të rimarrë qytetin verior nga grupi ekstremist Shteti Islamik.

Një komandant irakian tha se sulmuesit vetëvrasës po provojnë që të ndalojnë avancimin, por trupat e tij synojnë që të hyjnë në paralagjet në lindje të Mosulit, më 31 tetor.

Një ofenzivë e madhe për të rimarrë Mosulin, që u zaptua nga grupi ekstremist më 2014, filloi dy javë më parë.

Operacioni, me gjasë, do të zgjasë disa javë.

Kryeministri irkian, Haidar al–Abadi, paralajmëroi në faqen e tij të internetit, më 31 tetor, se do t’i vizitojë trupat në afërsi të vijës së frontit.

Milicia Shiite e mbështetur nga Irani tha se gjatë fundjavës ka nisur një sulm ndaj militantëve të IS-it në perëndim të Mosulit, drejt qytetit të Tal Afar. (REL)

XS
SM
MD
LG