Ndërlidhjet

Ushtria siriane: Nga bombardimet e rebelëve në Aleppo janë vrarë 84 veta


Tank i luftëtarëve rebelë në perëndim të Aleppos
Tank i luftëtarëve rebelë në perëndim të Aleppos

Ushtria siriane tha të hënën se Fronti Nusra dhe ato që ajo i cilëson si grupe terroriste, kanë vrarë 84 njerëz, shumica syresh gra dhe fëmijë, në Alepoo gjatë tri ditëve të kaluara, në një bombardim ku u përdorën edhe armë kimike dhe të shtëna me raketa.

Fronti Nusra prishi aleancën me Al Kaidën dhe ndryshoi emrin e tij në Jabhat Fateh al-Sham në muajin korrik. Është një prej grupeve kryesore rebele që po merr pjesë në një ofenzivë kundër qeverisë që kontrollon pjesën perëndimore të Aleppos, e cila nisi të premten.

Mediat shtetërore siriane njoftuan të shtunën se militantët kanë hedhur gaz helmues në rajonin Hamdaniya në pjesën perëndimore të Aleppos që kontrollohet nga qeveria. Rebelët I cilësuan akuzat si gënjeshtër.

Në një deklaratë të hënë, Ushtria dhe Komanda e Forcave ushtarake tha se rebelët kanë targetuar shkollat dhe civilët, kanë hedhur 20 fuçi me gaz helmues, 50 raketa dhe shkaktuan 48 zjarre.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe vendet perëndimore më heret kanë akuzuar ushtrinë e Sirisë, të mbështetur nga forcat ajrore të Rusisë, për sulme mbi spitale, furra dhe pjesë të tjera të civilëve në bombardimet ndaj zonave të rebelëve, përfshirë edhe Aleppon lindore.

Një raport i OKB-së, i sulmuar nga Rusia për jo kredibilitet, ka gjetur se ushtria siriane ka përdorur armë kimike të paktën dy herë, gjë të cilën ajo e mohon. Damasku i referohet të gjitha grupeve rebele që i lufton si terroriste.

Ofenziva e rebelëve në pjesën perëndimore të Aleppos të kontrolluar nga qeveria, vjen pas më shumë se një muaji që kur u krye një opëracion i ushtrisë për të rimarrë rajonet e qytetit në lindje që kontrollohen nga rebelët, duke i vënë fillimisht në rrethim. (REL)

XS
SM
MD
LG