Ndërlidhjet

Pakistan: Policia ka përdorë gaz lotsjellës kundër protestuesve


Pamje gjatë përleshjes së policisë me protestuesit gjatë marshimit të tyre të sotëm për në kryeqytetin Islamabad

Pamje gjatë përleshjes së policisë me protestuesit gjatë marshimit të tyre të sotëm për në kryeqytetin Islamabad

Policia e Pakistanit ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues anti-qeveritarë, që janë nisur në Islamabad pasi një gjykatë i hapi rrugën politikanit opozitar, Imran Khan që të mbajë një protest masive gjatë kësaj jave.

Televizioni i Pakistanit njoftoi se policia hodhi gazin lotsjellës mbi një turmë që po u afrohej pengesave të rrugës në afërsi të qytetit Svabi, rreth 70 kilometra nga Islamabadi, në autostradën që lidh kryeqytetin me qytetin veriperëndimor Peshavar, në provincën Khyber Pakhtunkhva.

Policia ka vendosur bllokada në rrugët kryesore, në vecanti në ato të provincës Khyber Pakhtunkhva, që udhëhiqet nga partia e Khanit - Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI).

Khan ka kërcënuar se do ta “mbyll” Islamabadin në përpjekjen e tij për ta larguar kryeministrin, Nawaz Sharif, mbi pohimet për dyshimet për korrupsion që lidhen me “Panama Papers”.

Dokumentet nga kompania ligjore me seli në Panama, Mossack Fonseca, që u publikuan në muajin prill, zbulojnë se vajza e Sharifit dhe dy djemtë posedojnë kompani ‘guackë’ (offshore). Familja e Sharif mohon të ketë bërë veprime joligjore.

Kompanitë ‘offshore’ në Pakistan nuk janë joligjore, por Khan ka theksuar se paratë janë fituar përmes veprave korruptive.

Khan ka pohuar se ai vetë ka përdorur kompani offshore për të shmangur në mënyrë ligjore pagsën e taksave britanike në një shitje të pronës në Londër.

XS
SM
MD
LG