Ndërlidhjet

Putin e nënshkruajti ligjin për suspendimin e marrëveshjes me SHBA-të


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin për pezullimin e Marrëvshjes për shkatërrimin e armatimit me shkallë të plutoniumit me Shtetet e Bashkuara. Kjo lëvizje po bëhet në periudhën e përkeqësimit të lidhjeve të dyanshme.

Ky ligj ka hyrë në fuqi sot, meqë është publikuar zyrtarisht në faqen e qeverisë së Rusisë në Internet dhe disa javë pasi Putini e kishte paraqitur këtë legjislacion në parlament, i cili e kishte miratuar atë menjëherë.

Me këtë ligj formalisht pezullohet pjesëmarrja e Rusisë në marrëveshjen e nënshrkuar në vitin 2000, me të cilën të dy palët janë përkushtuar për eliminimin e pjesëve të armatimit me shkallë të plutoniumit të depozituar.

Me ligjin e ri rus përcaktohen parakushte për ripërtritje të marrëveshjes, përfshirë tërheqjen e të gjitha sanksioneve kundër Rusisë dhe kompensim për dëmet që i kanë shkaktuar sanksionet, dhe reduktimin e pranisë së trupave dhe të infrastrukturës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Evropën Lindore.

Uashingtoni thotë se sanksionet kundër Rusisë për shkak të aksioneve tëMoskës në Ukrainë do të mbeten, deri në implementimin e Marrëveshjeve të Minskut, që parashohin përfundimin e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG