Ndërlidhjet

logo-print

Studim për zgjatjen e jetëgjatësisë së Termocentralit “Kosova B”


Termocentrali "Kosova B" në Obiliq

Termocentrali "Kosova B" në Obiliq

Zyrtarë qeveritarë kanë njoftuar se është duke u përgatitur një studim fizibiliteti për Termocentralin “ Kosova B”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në takimin e parë të Komitetit Drejtues për Studimin e këtij termocentrali, ka thënë se drafti i parë i këtij studimi pritet të dorëzohet brenda muajit mars 2017.

Në një komunikatë për media nga kjo ministri thuhet se realizmi i studimit të fizibilitetit për përmirësimin e Termocentralit “ Kosova B” ka për qëllim pajtueshmërinë e termocentralit me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, riparimin ose rritjen e efiçiencës, si dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së tij deri më 2035-2040.

Termocentrali “Kosova B’ është lëshuar në funksion në vitin 1983. Për shkak të vjetërsisë së termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ekspertë për çështje energjetike vazhdimisht kanë thënë se janë paraqitur probleme, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike, njëherësh sipas tyre, konsiderohen ndotësit më të mëdhenj në vend.

Në anën tjetër, sipas shifrave zyrtare, thuhet se që nga përfundimi i luftës e deri më tani, në këtë termocentral janë investuar rreth 200 milionë euro.

XS
SM
MD
LG