Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i agjencisë britanike: Rusia po vepron 'në mënyra agresive'

  • RFE /RL

Kreu i agjencisë britanike të intelegjencës, MI5, Andrew Parker

Kreu i agjencisë britanike të intelegjencës, MI5, Andrew Parker

Kreu i agjencisë britanike të intelegjencës, MI5, Andrew Parker, ka paralajmëruar se Rusia po vepron gjithnjë e më shumë “në mënyra agresive" për të pënguar kundërshtarët e saj në Perëndim.

“Ajo po përdorë gjithë organet e saj shtetërore dhe fuqinë për të shtyrë politikat e saj të jashtme në mënyra shumë agresive – përfshirë propagandën, spiunazhin, subverzionet dhe sulmet kibernetike. Rusa po punon gjithandej Evropës dhe edhe në Mbretërinë e Bashkuar, sot. Është detyrë e MI5 që ta parandalojë”, tha Parker në një intervistë me The Guardian.

Anijet britanike gjatë muajit të kaluar, e zbuluan një aeroplan mbajtës rus se po lëvizte përmes Detit Verior drejt Mesdheut, që zyrtarët britanikë të mbrojtjes e cilësuan si një “test të qartë” për forcat britanike dhe të NATO-s. (REL)

XS
SM
MD
LG