Ndërlidhjet

Rusia akuzon rebelët në Aleppo për vrasje të civilëve


Siri - tank i rebelëve në qytetin Aleppo
Siri - tank i rebelëve në qytetin Aleppo

Ministri i mbrojtjes i Rusisë ka akuzuar rebelët sirianë për bombardime masive të zonave të banuara në qytetin Aleppo.

Sergei Shoigu tha se rreth 2 mijë militantë të mbështetur nga një numër tankesh dhe makinash të blinduara kanë nisur sulmet mbi zonat e banuara, shkollat dhe spitalet në pjesët e kontrolluara nga qeveria në qytet.

Ai gjithashtu pohoi se rebelët kanë bllokuar civilët që të mos dalin nga paralagjet e zonave të kontrolluara nga rebelët, dhe kanë vrarë një numër syresh.

Rebelët në Aleppo kanë nisur ofenzivën të premten për të shpërthyer rrethimin e qeverisë në pjesën lindore të qytetit, që ishte nën kontrollin e tyre që prej vitit 2012, njofton AP.

Shoigu tha se moratoriumi rus për përmbajtje nga sulmet ajrore në Aleppo ka hyrë në ditën e 16 të martën. (REL)

XS
SM
MD
LG