Ndërlidhjet

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat britanike për “agresivitet”


Selia e Agjencisë së inteligjencës britanike MI5 në Londër

Selia e Agjencisë së inteligjencës britanike MI5 në Londër

Kremlin i ka hedhur poshtë akuzat e shefit të agjencisë britanike të inteligjencës, MI5, se Rusia i ka shtuar sulmet kibernetike dhe masat e tjera agresive, që paraqesin kërcënim në rritje për Evropën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat e bëra nga shefi i agjencisë MI5, Andrew Parker, “nuk korrespondojnë me realitetin”.

Peskov tha se “derisa dikush të prodhoj prova, ne do t’i konsiderojmë këto deklarata të pabazuara dhe të paarsyeshme”.

Zoti Parker i ka thënë së përditshmes britanike Guardian, para dy ditësh, se Rusia “po përdorë një gamë të gjërë të organeve shtetërore dhe fuqive për ta forcuar politikën e saj të jashtme në mënyrë agresive në rritje, përfshirë propagandë, spiunim dhe sulme kibernetike”.

Sipas tij, faktet mund të gjenden “në terren me aktivitetet e Rusisë në Ukrainë dhe Siri”.

Andrew Parker tha, po ashtu, se Rusia po ndërmerr “aktivitet me vëllimk të lartë jashtë asaj që shihet, me kërcënim kibernetik”.

XS
SM
MD
LG