Ndërlidhjet

logo-print

Turqia "nuk i respekton vijat e kuqe" të Evropës


Kryeministri turk, Binali Yildirim.

Kryeministri turk, Binali Yildirim.

Turqia nuk ka respekt për “vijat e kuqe” të Evropës sa i përket lirisë së shtypit, tha kryeministri turk, Binali Yildirim.

Komentet vijnë pasi presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka dënuar arrestimin e disa gazetarëve të një gazete opozitare, të hënën në Turqi.

Schulz ka thënë se arrestimet kalojnë “vijën e kuqe” për lirinë e shtypit.

“Vëlla, ne nuk brengosemi për vijën tënde të kuqe. Janë njerëzit ata që i tërheqin vijat. Çfarë rëndësie ka vija juaj”, tha Yildirim.

Policia turke ka arrestuar kryeredaktorin dhe një gazetar të gazetës Cumhuriyet, nën dyshimet se kanë pasur lidhje me përpjekjen për puç në Turqi, në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG