Ndërlidhjet

Qeveria krahinore në Pakistan kundërshton deportimin e të famshmes “Vajza afgane”


Sharbat Gula "Vajza Afgane", e përjetësuar në ballinën e revistës, National Geographic nga fotografisti amerikan Steve McCurry.
Sharbat Gula "Vajza Afgane", e përjetësuar në ballinën e revistës, National Geographic nga fotografisti amerikan Steve McCurry.

Një qeveri e provincës në Pakistan ka kërkuar nga autoritetet federale që të ndalojnë largimin e vajzës afgane të përjetësuar në ballinën e revistës, National Geographic.

Një gjykatë e Pakistanit e dënoi Sharbat Gula, vajzën sy gjelbër që u paraqit në ballinën e revistës më 1985, për posedim të dokumenteve false të identitetit.

Gula, tani në të 40-tat e saj, është dënuar me 15 ditë burg dhe me 110 miijë rupi (rreth 1100 dollarë) dhe u urdhërua që të deportohet në Afganistan më 7 Nëntor.

Por autoritetet në provincën Khyber Pakhtunkhëa, ku u arrestua Gula, muajin e kaluar, thonë se autoritetet pakistaneze duhet t’i japin një status të refugjatit asaj, duke thënë se kjo e përmirëson imazhin e Pakistanit.

Pakistani u kritikua ndërkombëtarisht për trajtimin e Gulas, dhe Amnesty International e cilësoi vendimin për deportim “një padrejtësi të madhe”.

Në korrik qeveria në Islamabad filloi largimin e afro 2.5 milionë refugjatëve afganë nga Pakistani, popullata e dytë më e madhe refugjatë në botë.

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 350 mijë refugjatë afganë – me dokumente dhe pa dokumente – janë kthyer në vendlindjen e tyre dhe kanë theksuar se janë rrahur nga policia, burgosur dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre në Pakistan. (REL)

XS
SM
MD
LG