Ndërlidhjet

SHBA do të ofrojë mbështetje në betejën për Raqqa


Brett McGurk, i dërguar i Shtëpisë së Bardhë në koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja kundër IS-it,
Brett McGurk, i dërguar i Shtëpisë së Bardhë në koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja kundër IS-it,

Një zyrtar i lartë i SHBA-së tha se Washingtoni do të ofrojë mbështetje ajrore për një ofenzivë për rimarrjen e qytetit të Sirisë, Raqqa, që në fakt njihet si një kryeqytet i grupit militant Shteti Islamik.

Brett McGurk, i dërguar i Shtëpisë së Bardhë në koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja kundër IS-it, ka folur me gazetarët në Jordani pas njoftimeve për fillimin e një ofenzive nga Forcat Demokratike të Sirisë, një grupi të udhëhequr nga kurdët me luftëtarë arabë, njofton AP..

I dërguari amerikan tha se SHBA-ja gjithashtu ishte “në kontakt të ngushtë” me aleatin e saj Turqinë.

SHBA-ja I konsideron luftëtarët kurdë të Sirisë si një prej forcave më efektive që luftojnë IS-in, por Turqia i sheh ata si një organizatë terroriste.

McGurk tha se “ne duam që kjo të jetë sa më mirë e koordinuar, duke pranuar se do të ketë forca të përziera në terren”. (REL)

XS
SM
MD
LG