Ndërlidhjet

OKB heton sulmet vdekjeprurëse të SHBA-së në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Kombet e Bashkuara thanë se janë duke hetuar vdekjen e dhjetëra civilëve nga sulmet ajrore të SHBA-së në Afganistan.

Misioni i Ndihmës i OKB-së në Afganistan tha se së paku 32 njerëz janë vrarë dhe 19 janë plagosur nga sulmet në qarkun Buz-e-Kandahari, javën e kaluar.

Shumica e viktimave thuhet të jenë gra dhe fëmijë.

“Humbja e jetëve të civilëve është e papranueshme dhe dëmton përpjekjet drejt ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Afganistan”, tha misioni i OKB-së.

Ushtria e SHBA-së ka pranuar se sulmet ajrore mund të kenë shkaktuar viktima civile.

XS
SM
MD
LG