Ndërlidhjet

Parlamenti i Malit të Zi konstituohet pa opozitën


Parlamenti i Malit të Zi - foto arkivi
Parlamenti i Malit të Zi - foto arkivi

Në Cetinë të Malit të Zi sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare.

Opozita nuk do të marrë pjesë, pasi, sipas saj, zgjedhjet e 16 tetorit, në të cilat ka dalë fituese partia e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq, nuk kanë qenë të lira dhe demokratike.

Në përbërjen e re të Parlamentit të Malit të Zi do të jenë 81 deputetë, prej tyre vetëm një shqiptar.

Të dielën, prokurori special i Malit të Zi ka thënë se “nacionalistët nga Rusia” qëndrojnë pas përpjekjes për të vrarë Gjukanoviqin, në prag të zgjedhjeve.

Njëzet veta janë arrestuar një natë para zgjedhjeve dhe fillimisht janë identifikuar si paraushtarakë serbë.

XS
SM
MD
LG