Ndërlidhjet

Forcat kurde avancojnë në një qytezë pranë Mosulit


Mosul, Irak
Mosul, Irak

Forcat kurde të Irakut kanë nisur një ofensivë për rikthimin e një qyteze, të kontrolluar nga grupi militant Shteti Islamik, në lindje të Mosulit.

Rreth 2,000 luftëtarë Peshmerga kanë hyrë në Bashika, ku besohet se kanë mbetur rreth 100 militantë.

Sulmet me morataja dhe artileri po vazhdojnë ende.

Bashika ndodhet rreth 13 kilometra larg Mosulit.

Forcat qeveritare të Irakut i janë afruar Mosulit javën e kaluar, por nuk kanë bërë përparim brenda qytetit, për shkak të rezistencës së ashpër të militantëve.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014 dhe rikthimi i tij do të ishte goditje e fuqishme për grupin militant.

XS
SM
MD
LG