Ndërlidhjet

Assange do të merret në pyetje javën e ardhshme


Julian Assange
Julian Assange

Zyra e prokurorit publik të Suedisë tha se themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, do të merret në pyetje, nën akuzat për përdhunim, në ambasadën e Ekuadorit në Londër më 14 nëntor.

“Ekuadori i ka miratuar Suedisë kërkesën për ndihmë juridike në çështje penale dhe intervista do të bëhet nga një prokuror i Ekuadorit”, tha përmes një deklarate prokuroria suedeze.

Disa prokurorë suedezë janë lejuar të marrin pjesë në intervistë, për t’i raportuar më pas gjetjet te Qeveria e Suedisë.

Assange, shtetas australian, ka refuzuar të udhëtojë në Suedi për t’u marrë në pyetje, nga frika se do të ekstradohet në SHBA, ku kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete në ueb-faqen WikiLeaks.

Assange ka kërkuar strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër më 2012, pas akuzave për përdhunim në Suedi, që datojnë nga viti 2010.

XS
SM
MD
LG