Ndërlidhjet

Gjashtë afganë të vrarë e 100 të plagusur në sulmin Taliban mbi konsullatën gjermane


Forcat afgane hetojnë vendin e shpërthimit në afërsi të konsullatës gjermane
Forcat afgane hetojnë vendin e shpërthimit në afërsi të konsullatës gjermane

Gjashtë afganë janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur kur një sulmues vetëvrasës Taliban drejtoi kamionin me mjete shpërthyese drejt Konsullatës gjermane në qytetin Mazar e Sharif, thanë zyrtarët.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se shumica e personelit të konsullatës, përveç dy vetave, kanë arritur të ikin ‘të sigurt e të palënduar’ dhe janë evakuuar, derisa forcat afgane dhe ato speciale të NATO-s ‘kanë zmbrapsur sulmuesit e armatosur rëndë”.

Zyrtarët thanë se konsullata është e dëmtuar rëndë nga sulmi, që filloi vonë më 10 nëntor dhe për të cilin Talibanët thanë se kanë nisur një revansh për më shumë se 30 civilë të vrarë nga “pushtuesit e pafe” në sulmin e fundit ajror në Kunduzin verior.

Një zëdhënës i guvernatorit të Provincës Balkh i tha Radios Evropa e Lirë, Shërbimit Afgan, se shpërthimi i bombës ka shkaktuar një vrimë të madhe në murin e kompleksit dhe luftëtarët e tjerë Taliban provuan të hyjnë brenda kompleksit përmes çarjes.

Por ai tha se forcat e sigurisë në konsullatë parandaluan hyrjen e militantëve brenda.

Dëshmitarët thonë se shumë nga të plagosurit janë afganë dhe ishin në gjumë në shtëpitë e tyre në afërsi por u goditën nga xhamat që u thyen në shtëpitë e tyre nga shpërthimi I fuqishëm.

Në Berlin, zyrtarët thanë se një takim krize i task forcës është thirrur nga Ministria e Jashtme e Gjemanisë, vonë në mbrëmje të 10 nëntorit, për të vlerësuar rrethanat e sulmit.

XS
SM
MD
LG