Ndërlidhjet

logo-print

Muzikantë e politikanë kujtojnë veprën e Leonard Cohen


Leonard Cohen

Leonard Cohen

Muzikantë dhe politikanë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit legjendar kanadez, Leonard Cohen.

Cohen ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Elton John tha se ai ka qenë “një njeri gjigant dhe një kompozitor i shkëlqyer”.

Peter Gabriel tha se “zëri unik i Cohenit” ka krijuar “imazhe të paharrueshme”.

Për Justin Timberlake, Cohen ka pasur “një shpirt të pakrahasueshëm”.

Cohen ka qenë krejtësisht unik dhe e pamundur pa ta imituar, tha Nick Cave.

Yusuf, artisti i njohur më herët si Cat Stevens, tha se vdekja e Cohenit “edhe njëherë tregon se sa e brishtë është jeta”.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Cohen do të mbahet në mend për vokalin, humorin dhe vargjet e tij.

Trudeau tha se këngët e tij do të mbeten favorite për shumë breza njerëzish.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi atë si “krijues të madh” dhe “artist të talentuar”.

Lajmi për vdekjen e Cohenit është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, por aty nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Cohen ka folur muajin e kaluar për mundësinë e vdekjes.

“Jam gati të vdes”, ka thënë ai për gazetën The New Yorker.

XS
SM
MD
LG