Ndërlidhjet

Mustafa: Liberalizimi i vizave për Kosovën, në duart tona


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qartë dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona”.

“Mesazhet e BE-së janë të qarta. Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë, si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës” , shkruan Mustafa.

Mëtutje në postimin e tij në rrjetin Facebook, kryeministri Mustafa ka shkruar se takimi i djeshëm më komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ishte një ditë e rëndësishëm për rrugën integruese të Kosovës.

Komisionari për politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, dje ka qëndruar në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe me të gjithë liderët e partive politike.

XS
SM
MD
LG