Ndërlidhjet

Moldavi: Po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale


Maia Sandu dhe Igor Dodon
Maia Sandu dhe Igor Dodon

Në Moldavi sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat do të përcaktohet se a do të lëvizet kah Rusia apo Bashkimi Evropian.

Kandidatë janë Igor Dodon, lider i Partisë Socialiste dhe ish-ministër i tregtisë nën qeverinë komuniste, dhe Maia Sandu, ish-ministre e arsimit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve Dodon ka pasur epërsi bindëse, por kjo nuk i mjaftoi që ta ketë shumicën e paraparë që të mos ketë nevojë për rund të dytë zgjedhor. Ai vlerësohet si kandidat, i cili është në favor të afrimit me Rusinë.

Rivalja e tij, Maia Sandu, është shprehur për lëvizje kah integrimi në Bashkimin Evropian.

Ky është votimi i parë direkt për president, prej vitit 1997, pasi për këtë post votohej në parlament.

Procesi i votimeve po monitorohet nga qindra vëzhgues ndërkombëtarë.

Rezultatet e para zyrtare priten nesër në mëngjes.

XS
SM
MD
LG