Ndërlidhjet

Forcat irakiane e morën kontrollin në qytetin Nimrud


Forcat irakiane që marrin pjesë në operacionin për rimarrjen e kontrollit në qytetin Mosul
Forcat irakiane që marrin pjesë në operacionin për rimarrjen e kontrollit në qytetin Mosul

Ushtria e Irkaut thotë se forcat e saj e kanë rimarrë kontrollin në qytetin verior, Nimrud, që ishte okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

“Trupat nga Divizioni i Blinduar e kanë çliruar krejtësisht Nimrudin dhe e kanë ngritur flamurin e Irakut në ndërtesat e tij, pasi armiku ka pësuar humbje të rënda”, thuhet në kumtesën e sotme të ushtrisë.

Ekstremistët e Shtetit Islamik këtë qytet e patën marrë para dy vitesh.

Qyteti Nimrud gjendet afro 30 kilometra në juglindje të Mosulit, të cilin forcat e qeverisë së Irakut po përpiqen ta rimarrin nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG