Ndërlidhjet

Trump i përkushtuar për dëbimin e miliona migrantëve pa dokumente


Donald Trump

Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se është i përkushtuar për ta mbajtur premtimin e tij për dëbimin e miliona migrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë afro 3 milionë, për të cilët ai thotë se mund të largohen me shpejtësi, pasi ai ta filloj presidencën më 20 janar.

Gjatë një interviste për programin “60minuta” të Televizionit amerikan, pjesë të së cilës janë publikuar para transmetimit të sontëm, Trump ka thënë se ai do t’i përfshijë “njerëzit që janë kriminelë dhe kanë të kaluar kriminale, pjesëtarë të bandave, dilerë të drogës”.

Ai theksoi se “me gjasë dy milionë” e deri në tre milionë të 11.3 milionë migrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, mund të dëbohen ose arrestohen shpejtë sipas planit të tij.

Duke u shprehur për planin e tij për ndërtimin e murit të sigurisë përgjatë gjithë kufirit jugor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, Trump tha se kjo ndoshta nuk do të kërkoj beton në tërësi, por “do të ketë ndonjë lloj të gardhit” në disa hapësira.

“Por, në hapësira të caktuara, muri është më tepër përkatës”, tha Trump.

XS
SM
MD
LG