Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhja e Trumpit, BE pret “partneritet të fortë” me SHBA-në


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se presin “partneritet shumë të fortë me SHBA-në”.

Ata janë mbledhur të dielën mbrëma, në një takim joformal, për të diskutuar zgjedhjen e Donald Trumpit president i SHBA-së.

Ministrat thanë se duhet të dinë detaje nga planet e Trumpit, porse presin marrëdhënie të mira

“Presim partneritet shumë të fortë me administratën e ardhshme të SHBA-së. Kemi vendosur të angazhohemi me të që nga java e parë e tranzicionit”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Deklarata është në kundërthënie me komentet që ka bërë të premten presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka thënë se zgjedhja e Trumpit rrezikon të trondisë marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në “në mënyrë thelbësore dhe strukturore”.

XS
SM
MD
LG