Ndërlidhjet

Smogu mbyll shkollat në Teheran


Teheran - foto arkivi

Teheran - foto arkivi

Autoritetet në Teheran kanë mbyllur shkollat, për shkak të niveleve të rrezikshme të ndotjes në atmosferë.

“Kopshtet dhe shkollat fillore do të jenë të mbyllura të hënën në Teheran dhe në shumicën e qyteteve të provincës”, tha Ministria e Arsimit, transmeton agjencia IRNA.

Smogu ka kapluar kryeqytetin e Iranit qysh të dielën, duke bërë që shumica e 14 milionë banorëve të qëdrojnë në ambiente të mbyllura ose të veshin maska në rrugë.

Smogu pritet të vazhdojë deri më 16 nëntor, kur parashikuesit e motit shpresojnë se erërat do ta lëvizin ajrin e ndenjur.

Teherani është në mesin e kryeqyteteve më më së shumti smog në botë.

XS
SM
MD
LG