Ndërlidhjet

Forcat irakiane sigurojnë qytetin Nimrud pas dëbimit të IS-it

  • RFE /RL

Qyteti antik Nimrudi

Qyteti antik Nimrudi

Ushtarët irakianë kanë filluar të punojnë në sigurimin e asaj që ka mbetur nga qyteti 3 mijë vjeçar Nimrud, një ditë pasi kanë dëbuar militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, që sulmuan dhe shkatërruan një pjesë të madhe të kryeqytetit antik Asirian.

Fluturaket me dronë janë përdorur për të vëzhguar rrënojat e pallateve dhe tempujve të Nimrudit, që u shkatërruan nga militantët e IS-it, pasi hynë në pjesën veriore të Irakut më 2014.

Trupat irakiane po kontrollojnë gjithashtu edhe për mina dhe bomba në rrënoja të asaj që ka mbetur nga kryeqyteti i dikur perandorise antike të Lindjes së Mesme.

Ekstremistët e IS-it thanë se shumica e vendeve historike të Nimrudit janë idolatri.

Ata shkatërruan ndërtesat antike, statujat dhe dekorimet duke përdorur buldozerë, mjete shpërthyese dhe sëpata.

Kombet e Bashkuara thanë se shkatërrimet ishin krime lufte.

Zyrtarët irakianë thonë se nuk do të ketë mundësi të përcaktohet nëse thesari historik i Nimrudit mund të ruhet deri sa rajoni të përkufizohet si i sigurt për arkeologët që të punojnë atje. (REL)

XS
SM
MD
LG