Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse në Falluxha – së paku 8 vetë të vrarë


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Irakut duke e shprehur gëzimin pas rrimarrjes së kontrollit në Falluxha, në muajin qershor

Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Irakut duke e shprehur gëzimin pas rrimarrjes së kontrollit në Falluxha, në muajin qershor

Së paku 8 vetë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur, nga dy sulme të ndara vetëvrasëse me makinë – bombë, kundër postoblloqeve policore në qytetin Falluxha në Irak.

Sulmet e sotme në këtë qytet, që gjendet në perëndim të kryeqytetit Bagdad, janë të parat prej se forcat e qeverisë së Irakut e rimorën kontrollin e Falluxhës nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, në muajin qershor.

Këto sulme, po ashtu, ndodhën në periudhën kur forcat e qeverisë së Irakut, së bashku me aleatët – përfshirë grupe të fiseve sunite, luftëtarët kurdë Peshmerga dhe grupet e milicive shiite – po e vazhdojnë betejën në dhe rreth qytetit Mosul, që është nën kontroll të militatëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG